Me të gjitha të metat që ke, je çun i dashur

by admin
Spread the love

Banorët e Big Brother VIP janë kthyer ndër personazhet më të komentuara në mediet rozë.

Ata përfliten për secilin veprim që bëjnë dhe po ashtu debatet e tyre, ndër më të komentuarit janë padyshim aktori, Donald Veshaj dhe balerini, Ilir Shaqiri.

Dyshja janë banorë të shtëpisë që nga fillimi i spektaklit dhe mbi 100 ditët që kanë kaluar brenda ata janë përfshirë në diskutime të forta mes njëri-tjetrit, madje shpesh janë konsideruar si dy pretendentëve kryesor për çmimin e madh.

Por, herë pas here të dy ata janë ulur dhe kanë biseduar së bashku, duke i lënë anash debatet ashtu sic ka ndodhur edhe mbrëmë.

Gjatë bisedës, Donaldi e pyeti Ilirin se kush mendon se do të largohet sonte nga shtëpia e BBV, pasi aktori së bashku me Beatrix dhe Einxhel janë në nominim për këtë javë.

Përgjigja e Ilirit befasoi Doanldi, pasi ai tha se aktori i duhet akoma shtëpisë dhe nuk mendon se do të largohet.

“Nuk besoj që ti del. Ti jo njëherë. I duhesh kësaj shtëpie. Me të gjitha të metat që ke, je çun i dashur.”- është shprehur Iliri.

“Mos ke pirë gjë ti?”- ia ktheu duke qeshur Donaldi i habitur.

Kujtojmë që finalja e madhe e Big Brother VIP pritet të mbahet më 18 shkurt.


You may also like