Më shumë se 20 mijë të vrarë në Gaza – Shqip

by admin
Spread the love

Zyra për mediat e qeverisë së Hamasit ka deklaruar se bilanci tragjik i viktimave në Gaza është rënduar duke shkuar në 20 mijë të vrarë. Raporti i qeverisë së Hamasit u bë i ditur përmes një postimi në “Telegram”.

Nga ana tjetër, duket se Izraeli nuk do të heqë dorë nga luftimet e ashpra. Përmes një deklarate, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka përjashtuar mundësinë e një armëpushimi të menjëhershëm në Gaza.

Në një postim në mediat sociale, ai thotë se kushdo që mendon se Izraeli do ta ndalë luftën përpara se të arrijë qëllimet e tij, nuk është i lidhur me realitetin.

“Ne nuk do të ndalojmë së luftuar derisa të arrijmë të gjitha objektivat që i kemi vendosur vetes: Eliminimin e Hamasit, lirimin e pengjeve tona dhe fundin e kërcënimit nga Gaza”, tha Netanyahu.

You may also like