Më shumë pikë të grumbulluara në vitin 2023, më mirë se Interi kanë bërë vetëm Siti dhe…

by admin
Spread the love

Viti 2023 mban padyshim firmën e Mançester Sitit, me “qytetarët” që fituan thuajse çdo gjë këtë sezon.

Sipas renditjes së përvitshme, skuadra e Guardiolës ishte ajo që grumbulloi më shumë pikë se çdo klub tjetër në “Top 5” ligat europiane, plot 152 të tilla.

Pas saj vjen Reali i Madridit, me skuadrën e Ançelotit, që edhe pse nuk fitoi La Ligën sërish renditet e dyta me 138 pikë.

real

Podium plotësohet nga Interi, me zikaltrit që lanë pas një vit tejet të suksesshëm duke fituar Superkupën dhe Kupën e Italisë dhe duke grumbulluar 129 pikë.

inter

Pas zikaltërve vijnë Barcelona dhe Mançester Junajtid me nga 117 pikë, ndërsa vendi i gjashtë mbahet nga Bajer Leverkuseni me 115 pikë.

PANORAMASPORT.AL

You may also like