Më prisni deri muajin tjetër

by admin
Spread the love

Prej disa muajsh, lajmet rreth Bora Zemanit dhe Donald Veshajt janë thuajse të përditshme në rubrikën e lajmeve të showbiz-it shqiptar. E që pasi konfirmuan sërish bashkimin e tyre, lajmet janë shtuar edhe më shumë , teksa së fundmi qarkullon edhe një lajm se Bora Zemani është në pritje të ëmbël.

E rreth këtyre lajmeve ka reaguar edhe vetë moderatorja, e cila në puntatën e mbrëmshme të spektaklit të kërcimit “Dancing With The Stars”, duke lënë në fakt disi në pikëpyetje vërtetësinë e lajmit, pasi ajo mohoi veçse gjininë e bebit, por jo shtatzaninë.

Gjithçka nisi pasi parashikuesja e fatit që kishte parashikuar ribashkimin e saj me Donaldin, tha në emisionin e mesditës “Shqipëria Live” në Top Channel se moderatorja dhe aktori do të bëhen prindër, duke folur me bindje se çifti do të bekohen me një djalë.

“Zonja është shtatzënë. Ju e dini shumë mirë që është shtatzënë. Dhe ishalla zotit të jetë gjithmonë me atë djalë sepse është një çift i paparë. Më duket se e ka çun”- tha Irini, ndërsa kësaj deklarate iu përgjigj edhe vetë Bora mbrëmjen e kaluar.

Në batutat e shkëmbyera me Elona Duron dhe Eno Popin, moderatorja Bora Zemani u shpreh se nuk është e vërtetë dhe se duhet të presim deri muajin tjetër. “Më duket është çun thonë për mua. Por nuk është e vërtetë. Më prisni deri muajin tjetër.”

You may also like