Me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova bisedova për zhvillimet e fundit

by admin
Spread the love

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, me të cilët ka biseduar për zhvillimet aktuale.

Lajmi është bërë i ditur nga Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram “buducnostsrbijeav” (E ardhmja e Serbisë) së bashku me fotografitë nga takimi.

“Për aktualitetin bisedova me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Në takim ishin të pranishëm drejtori i Zyrës për Kosovë Petar Petkoviq, kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq, nënkryetarët e Listës Serbe Igor Simiq, Milan Radojiçiq, Dalibor Jevtiq dhe drejtori i BIA-s, Bratislav Gashiq.

Vuçiq paraprakisht mbajti takim me Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ku është diskutuar edhe për mbajtjen e zgjedhjeve serbe më 3 prill në Kosovë.

You may also like