Më në fund Jonida u kthye tek dashuria e parë bashkë me një premtim

by admin
Spread the love

Jonida Maliqi ka publikuar këngën “I need you” me Obie Kellz. Gjysmë shqip, e gjysmë anglisht, kjo këngë do t’ju ngrejë nga divani e do ju sjellë verën shumë herët.

“Është gjithmonë qejf dhe emocion të kthehem tek dashuria ime e parë, tek ajo që më njohu me ju… Ky është materiali im i ri në muzikë dhe pas tij do vijnë shumë të tjerë. Ky është një premtim: s’ka më pushime! Uroj ta shijoni dhe kërceni po aq sa unë në këtë vit që e mbaja vetëm për vete këtë duet”, shkroi Jonida krah videos së këngës.

Jonida nuk shfaqet fare në këngë, as bashkëpuntori i saj, por mjafton ta dëgjosh për ta kuptuar sa na kishte munguar zëri i saj. Siparin e hiteve të vitit e hapi Jonida./revistawho.com

https://youtu.be/oJZoum6x1fg

You may also like