Më në fund dikush që tregon se edhe femrat janë të dhunshme, dhuna nuk ka gjini

by admin
Spread the love

Ish-çifti i famshëm i Hollywoodit, Johnny Depp, dhe Amber Heard kohëve të fundit kanë qenë ndër emrat më të komentuar në tabloidet ndërkombëtare dhe jo vetëm.

Depp e ka paditur ish-bashkëshorten e tij për shpifje për 50 milionë dollarë apo (47 milionë euro) për një shkrim që kishte bërë në 2018 në Washington Post, duke thënë se është viktimë e abuzimit në familje, edhe pse nuk e përmendi aktorin.

Pavarësisht kësaj, Johnny në gjyq ka përmendur disa raste ku ka theksuar se është ai që ka qenë viktimë e dhunës në familje.


Një mendim lidhur me rastin që po bën bujë në botë e ka dhënë edhe reperi i njohur nga Ferizaj, Getinjo.

Në shkrimin e ndarë në InstaStory, artisti thekson se dhuna nuk ka gjini dhe nuk janë vetëm burrat ata që kanë faj.

Ndërkohë që janë vënë në pah shumë gjëra, po vazhdon akoma gjyqi mes dyshes së famshme në Fairfax, Virginia.


You may also like