Më në fund Beatrix bëhet e gjallë dhe i përmbledh të gjitha në këtë mesazh!

by admin
Spread the love

Pas shumë lajmesh që kanë qarkulluar online, pas një prononcimi të Dojna Memës, sipas të cilit Beatrix është e rënduar emocionalisht pas daljes nga BBV, vetë këngëtarja ka reaguar me një postim në profilin e saj në Instagram.

“Dua ta nis këtë shkrim me një falenderim për te gjithë ju qe me falni ngrohtësi dhe jeni interesuar mbi gjendjen time. Nuk do gënjej, jo çdo gjë është fushe me lule, tranzicioni ne jetën reale sigurisht ka vështirësi por kam fatin te jem pjesëtare e një familje qe me gjendet pranë për çdo moment dobësie përgjatë përshtatjes. Ju kërkoj ndjese për lënien pas dore te rrjeteve sociale, shfaqjeve televizive dhe mos përgjigjen e mesazheve por realisht kam nevojë edhe për pak fare kohe qe te ri-gjej gravitetin tim. Mund t’ju tregoi qe përgjatë këtyre ditëve terapia ime ka qene pasioni dhe arsyeja perse unë jetoj, muzika. Po hedh çdo mendim dhe ndjenjë ne letër dhe nota. E di qe Monika dhe Arjola do jenë shume te lumtura kur ta marrin vesh haha. Donaldin po e ndjek nga jashtë. E kam suportuar, do jem tifozja e tij e pare dhe siç e thash ne sfidën e lajmeve i qëndroj mendimit qe ai duhet te fitoj BBV. Persa i përket marrëdhënies tone, kam lexuar pak se si është pare nga jashtë. I kuptoj dhe ata qe kane qene pro edhe deri diku ata kundër – Duke qene se marrëdhënia jone ka lindur pastër ne një show ku ndjekësit janë lidhur me protagonistet dhe mendojnë se kane te drejtën e opinionit dhe gjykimit mbi te gjithë ne brenda apo jashtë shtëpisë. Sot është dita ime e 4 jashtë asaj shtëpie dhe nëse @donaldveshaj do me zgjaste dorën qe te hidheshim bashke, do e beja po prap. Bekime dhe dashuri për te gjithë ju”, ka shkruar Beatrix, duke prekur kështu përciptazi gjithë diskutimet e këtyre ditëve.

Edhe muzikë e re po vjen për gjithë fansat e saj, tani presim vetëm që këngëtarja të ketë daljen e saj publike si gjithë banorët e tjerë.

You may also like