Më kanë paragjykuar se jam martuar me një burrë që ka dy vajza

by admin
Spread the love

Këngëtarja e njohur shqiptare, Albina Kelmendi ishte e ftuar ditën e sotme në programin “Abc-ja e mëngjesit”, ku dha një intervistë të gjatë, teksa foli për karrierën e saj si edhe jetën personale e marrëdhënien me partnerin e saj, Valonin. Para pak javësh, ajo kurorëzoi me martesë dashurinë e saj, teksa tregoi për moderatorin Alban Musa edhe se si është njohur me Valonin.

Ajo rrëfeu se me partnerin ka tre vite që njihet dhe në fillim kanë punuar bashkë e më pas kanë hapur një biznes. Më pas kanë kuptuar se mes tyre kishte diçka më shumë se shoqëria. Gjithashtu, këngëtarja rrëfeu se është përballur me paragjykime nga njerëzit për shkak se partneri i saj është baba i dy vajzave. E pyetur për marrëdhënien që ka me ato, Albina tregoi se i do shumë.

“Jemi njohur para 3 viteve por kemi filluar të punojmë bashkë. Hapëm një biznes. Kemi qenë shumë në rregull sa i përket biznesit por nga ana tjetër, që filluam të bëhemi shumë shokë, filloi të lindte dhe diçka tjetër.Më kanë tërhequr shumë gjëra por e para është një njeri me zemër të mirë.

Nëse do të isha single dhe do të më pyesje se si do ta doje partnerin ideal, s’do të kisha ditur me kërkuar atë që kam gjetur te Valoni. Kam shumë dashuri dhe mbështetje prej tij, të gjitha gjërat që do një femër te partneri i tij.

Përveç asaj që ishte biznesmen, njerëzit fillojnë dhe paragjykojnë prej të kaluarës dhe meqë Valoni ka dy vajza. Këto qenë arsyet e paragjykimit për të dyja palët. Por përderisa e dimë realitetin, nuk jemi të parët që kemi qenë në një situatë si unë dhe Valoni. E dinim se do të paragjykohemi” – rrëfeu Albina Kelmendi në emisionin “Abc e mëngjesit” në ABC News.

You may also like