Më ka marrë malli për vajzën, ajo ka…

by admin
Spread the love

Dalina Buzi është një nga gazetaret më të njohura në vend, e cila spikat për natyrën e aaj të veçantë. Prej më shumë se një viti, Dalinën e shohim si bashkë-prezantuese në emisionin “Goca dhe Gra”, teksa së fundmi edhe si anëtare të jurisë në spektaklin “Dancing With The Stars”.

Në çdo puntatë të programit, ajo njihet për komentet e saj pikante, teksa mbrëmja e kaluar ka qenë shumë ndryshe për të. Ajo është parë e përlotur në sallë, për një arsye shumë të veçantë, që në fakt solli shumë emocione edhe te anëtarët e tjerë të jurisë dhe konkurrentët.

Moderatorja e njohur nuk mund të ishte e pranishme në ditëlindjen e vajzës së saj dhe pasi Deborah Keçi performoi në rolin e Elsës (personazh i filmit vizatimor “Frozen”, shumë i preferuar për fëmijë) Dalina u përlot.

“Sot ka ditëlindjen vajza ime.  Më dërguan ca video teksa ajo po i frynte qirinjve dhe më ka marrë malli se nuk e kam parë që në mëngjes”, tha moderatorja e njohur, vajza e së cilës mbushi plot 13 vjeçe.

You may also like