Më ka marrë malli për të

by admin
Spread the love

Armaldo Kllogjeri është një nga banorët më të komentuar në këtë edicion të dytë të Big Brother VIP Albania. Madje, jo vetëm ai është kthyer në një personazh shumë të njohur për publikun, por edhe familjarët e tij janë kthyer në emra të njohur për fansat e këngëtarit.

Ditën e sotme në emisionin “Ftesë në 5” me moderatoren Bieta Sulo ishte i ftuar Rajmond Kllogjeri, vëllai i banorit të Big Brother Vip Albania, Armaldo Kllogjeri. Intervista e tij nisi ndryshe, përmes një performance, pasi Rajmondi është pjesë e Ansamblit Kombëtar.

Rajmoni foli për marrëdhënien me Armaldon dhe ndau kujtime nga fëmijëria e tij me të vëllanë, ndërsa nuk ngurroi të thonte se e ka marrë malli për Maestron. “Më ka marrë malli. E kemi punën afër dhe çdo ditë takoheshim e pinim kafen bashkë”, tha ai në emisionin ‘Ftesë në 5’ në Top Channel.

Ndër të tjera, Rajmondi tregoi se Armaldo është natyrë më e disiplinuar dhe më e duruar sesa ai.

You may also like