“Më ka lënë shenjë”, Luana flet për traumën që kaloi nga përndjekësi

by admin
Spread the love

Luana ka publikuar sot episodin e dytë të projektit “Thuaje” dhe këtë herë ka folur për traumat, të cilat kanë lënë gjurmë te ajo dhe te çdo individ që i ka përjetuar. Moderatorja u ndal tek rastet e saj që u bënë mediatike kur e përndiqnin dhe madje veçoi një rast, të cilin tha se nuk e ka treguar kurrë. Luana rrëfeu se një përndjekës i ka lënë një shenjë dhe sot falenderon Zotin që e ka shpëtuar.

“Kam pasur 5 raste përndjekjeje në 5 vite, njëri prej të cilëve nuk është bërë mediatikisht i njohur sepse askush nuk e ka parë, por mua më ka lënë një shenjë, një plagë sepse ishte përtej asaj që një fans do të bënte. Unë e falenderoj Zotin çdo ditë që atë mbrëmje nuk kam pësuar asgjë. Por ka qenë mjaftueshëm që mua të më krijohet kjo traumë që kam nga njerëz që më përndjekin. Është tentuar të më…Fatmirësisht unë shpëtova, por kur imagjinoj që ka vajza dhe gra që e përjetojnë këtë është për mua inspirim sa të forta janë. Kjo më bën të vuaj sepse kalova një traumë pa e përjetuar dhe ndërkohë ka njerëz që e përjetojnë”, tha Luana.

You may also like