Me heronjtë të cilët punuan edhe gjatë periudhës së rëndë të koronavirusit: Muhamer Sulejmani

by admin
Spread the love

Njëri ndër punëtorët e kompanisë për mirëmbajtjen e patundshmërive “Liegenschaftsdienst Bern AG”, e cila është më e njohura në kryeqytetin helevetik të Bernës, është edhe bashkatdhetari ynë nga Zhelina e Tetovës, Muhamer Sulejmani

Dyzetenjëvjeçari pasi kishte kryer shkollën e mesme për teknik të makinerisë, në mungesë të ndonjë perspektive për të vazhduar shkollimin e mëtutjeshëm në vendlindje, vendosi që përmes bashkimit familjar, në vitin 2005 të vendoset në Zvicër, saktësisht në kryeqyetin Bernë.

Për të nuk paraqiste ndonjë problem të madh integrimi në shoqërinë zvicerane, duke mësuar shumë shpejt gjuhën vendase dhe mentalitetin e banorëve. Tashmë 15 vite, Muhameri është i punësuar në kompaninë e lartpërmendur dhe ka fituar besimin e plotë të punëdhënësit si një person i besueshëm e tëpër punëtor.

E takuam në një godinë banuese, ku po i kryente punët e tij të rregullta në mirëmbajtjen e saj. “Më pëlqen puna dhe jam specializuar në këtë lëmi. Është një profesion interesant dhe joshës, pasi duhet përkujdesur për higjienën e banorëve e që kanë kërkesa të ndryshme”, pohon Muhameri enkas për portalin “Shtegu.com”.

Ai rrëfen për periudhën e koronavirusit, një kohë pak sa e vështirë për të punuar, pasi shumica e sipërmarrjeve i kishin ndalur punimet, ndërsa nevoja për një higjienë më rigoroze te banorët, ishte primare për për të dhe kompaninë ku ai punonte.

“Për fat të mirë, kaluam pa ndonjë problem të madh, megjithëse duhej punuar në kushte shumë të vështira e të rrezikshme, me ç`rast ekzistone rreziku real që ndokush të infektohej. Tani po marr frymë më lirshëm, pasi kaloi kjo periudhë dhe në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, puna po ecën shumë më mirë. Nuk e kam të vështirë të agjëroj, pasi gjatë këtij muaji ndjehem shumë më i lehtë dhe më i përgatitur për punës, sikur ornaizmi është ripërtërirë, aspak nuk ndjej uri apo etje. Gjithçka është duke shkuar për mrekulli”, thotë më tej Muhameri, në sytë e të cilit vërehet një shkëlqim gëzimi për veprimin e tij të agjërimit.

You may also like