Më fute thikën pas shpine o mashtrues. Do e provosh edhe ti…

by admin
Spread the love

Strategjia e ndjekur nga Luiz Ejlli për të çuar në nominim veten e tij, Armaldo Kllogjerin dhe Krist Aliaj duket se nuk është pritur shumë mirë nga këta dy të fundit. Të tre këta konkurrentë kanë pasur debate të forta me njëri-tjetrin përgjatë këtyre dy ditëve, teksa si Kristi, ashtu edhe Armaldo, nuk e besojnë ende këtë që ka bërë Luizi.

Maestro i tha sot këngëtarit se i ka dhembur shumë ky veprim i tij dhe e konsideron si një thikë pas shpine këtë gjë. Madje, ai e paralajmëron Luizin se edhe ai do ta provojë njëherë thikën pas shpine dhe do ta kujtojë Armaldon.

Pjesë nga biseda:

Armaldo: Më ka dhembur shumë kjo, e konsideroj thikë pas shpine. Se ti je thikë pas shpine dhe mashtrues, i ke këto të dyja.

Luizi: S’paske fjetur fare sot.

Armaldo: Do e provosh dhe ti ndonjëherë, e do më kujtosh.

You may also like