Më ftohtë në Berovë, më ngrohtë në Dibër

by admin
Spread the love

Në Berovë më ftohtë është sot në mëngjes -2, ndërsa më  ngrohtë në Dibër 10 gradë. Siç njofton DPHM, nga ora 7:30 është matur -1 gradë në Demir Kapi dhe Kumanovë, zero gradë në Kodrën e Diellit, Strumicë dhe Veles, një në Shkup-Petrovec, Kavadar, Gjevgjeli dhe Kriva Pallankë, dy në Dojran, Tetovë, Shtip. dhe Shkup-Zajçev Rid, tre në Manastir dhe Llazaropole, katër në Krushevë, Hanet e Mavrovës dhe Vinicë, pesë në Pretor, shtatë në Prilep dhe tetë gradë në Ohër.

DPHM informon se mjegull po krijohet përgjatë Vardarit dhe në disa vende nëpër lugina. Nga perëndimi, siç theksojnë, ka lëvizur vranësira e ndryshueshme. Sot në mëngjes është me vranësira të pjesshme, ndërsa mjegull ka në Shkup, Kumanovë, Demir Kapi, Gjevgjeli dhe Strumicë. Fryn erë e dobët, ndërsa në vendet më të larta (Gjurishtë dhe Topollçan) erë mesatare, kryesisht nga perëndimi në jugperëndim.

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët, përgjatë Vardarit dhe në lugina të veçanta me paraqitje të mjegullës. Nga mesdita në pjesët perëndimore dhe veriore do të ketë reshje të kohëpaskohshme lokale shiu. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, ndërsa në vendet perëndimore herë pas here erë e fortë nga drejtimi perëndimor në jugperëndim. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 9 deri në 16 gradë.

Në Shkup paradite pjesërisht me vranësira dhe mjegull, kryesisht në orët e pasdites me reshje të shkurtra shiu. Temperatura maksimale do të arrijë 11 gradë.

MARKETING



You may also like