“Më bërtiste edhe gruaja”, Tite: U lodha me Brazilin, dua një aventurë në Europë

by admin
Spread the love

Pas një aventure gjashtëvjeçare në krye të Brazilit, trajneri Tite është i gatshëm të nisë një eksperiencë të re dhe për më tepër në Europë.

Vetë 62-vjeçari theksoi në një intervistë për Mail Sport se është i hapur për të vlerësuar oferta të ndryshme, sidomos nëse ato vijnë nga një kampionat si Premier League. Ndër të tjera, Tite foli edhe për punën në krye të Brazilit si dhe marrëdhënien që një trajner duhet të ruajë me secilin prej futbollistëve.

“Nëse do të më vinte një mundësi e mirë për të trajnuar në Europë atëherë pse të mos e pranoj, jam në kërkim të një sfide të re dhe Europa është shumë interesante për mua. Akoma më shumë nëse bëhet fjalë për Premier League.

Të jesh trajner i Brazilit ka një përgjegjësi dhe presion të madh. Është diçka shumë intensive, duhet që të mbash marrëdhënie të mira me lojtarët titullarë dhe ata të stolit. Duhet t’i respektosh njësoj dhe është e rëndësishme që lojtarëve të stolit t’u shpjegohet se nuk bëhet fjalë për çështje personale, por për anën profesionale.

Një trajner zgjedh atë që i bën më shumë punë në fushë. Por, nuk mund t’i thuash një lojari që thjesht nuk do të jetë titullar dhe ta lësh me kaq, e mira është edhe t’i shpjegohen arsyet. Por, në Brazili nëse nuk fitojmë atëherë bëhet tragjedi. /Supersport


Top Channel

You may also like