Me 5 euro ka tentuar ta korruptojë doganierin, shtetasi i Maqedonisë së Veriut arrestohet në Kosovë

by admin
Spread the love




Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar nga ana e policisë së Kosovës, për shkak se ka tentuar që ta korruptoj doganierin duke i ofruar atij 5 euro në momentin kur ka qenë duke ja kontrolluar dokumentet e udhëtimit.
Në raporton i policisë së Kosovës, qëndron se rasti ka ndodhur dje, në pikën kufitare Vërmicë-Morinë në kufirin Kosovë-Shqipëri.
Me urdhër të Prokurorit përgjegjës shtetasi i Maqedonisë së Veriut është lëshuar të mbrohet në liri, ndërsa pasaporta i është konfiskuar deri në përfundimin e procedurave gjyqësore. /SHENJA/


You may also like