Me 4.07 promila alkool, drejtonte makinën rrugëve të Strugës – Shqip

by admin
Spread the love

Një rast i rrallë ka ndodhur sot në qytetin e Strugës, kur një shofer është kapur nga policia duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Alkotesti i bërë në vendngjarje nga ana e policisë ka treguar 4.07 promila alkool që është sasi shumë e lartë. Niveli maksimal i lejuar është 0.5 promila.

“Sot (26.12.2022) në ora 13:34, zyrtarë policorë nga SPB Ohër – NJPB Strugë gjatë kontrollit të qarkullimit të automjetit të pasagjerëve “Opel Astra” me targa të Ohrit në Strugë kanë sanksionuar drejtuesin e mjetit K.B sepse pas testit të alkoolit aparati ka llogaritur 4.07 ppm alkool. Personi është përjashtuar nga trafiku, i është hequr patenta e shoferit dhe është dorëzuar raporti përkatës”, thonë nga policia./KlanMacedonia

You may also like