Më 17 Shtator sytë nga qielli, do mund të shohim kometën “Nimishura” – Shqip

by admin
Spread the love

Një kometë misterioze e gjelbër, e quajtur “Nishimura”, mund të jetë e dukshme me sy të lirë në mes të shtatorit.

I njohur gjithashtu si Kometa C/2023 P1, objekti kozmik mund të jetë më i dukshëm nga 7 shtatori dhe do të arrijë kulmin e shkëlqimit të tij më 17 shtator, kur do të jetë 78 milionë milje larg nga Toka.

Sipas NASA-s, kometa e cila mori emrin nga astronomi japonez Hideo Nishimura, aktualisht ka një bisht të gjelbër dhe po fiton intensitet ndërsa shkon drejt diellit.

Shkencëtarët thonë po ashtu se dielli mund t’i bëjë kometat më të ndritshme duke çliruar më shumë gaz në bishtin e tyre, por gjithashtu mund t’i shpërbëjë ato përpara se të arrijnë në Tokë.

Edhe pse kometat janë të paparashikueshme, NASA është optimiste se ajo do të duket me sy të lirë në Shtator. Shkencëtarët janë përgatitur që ta vëzhgojnë me teleskop ndërsa për të tjerët vëmendja duhet të jetë tek qielli në orët para agimit nga fillimi i Shtatorit./tvklan.al

You may also like