Mbyllja e kopshtit, Berisha akuzon ashpër Ramën dhe i bën paralajmërimin e fortë Erdoganit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në një takim që po zhvillon me prindër dhe edukatorë të kopshtit “Zubeyde Hanim” të “Turgut Ozal”, kreu i PD Sali Berisha u shpreh se vendimi për mbylljen e këtij institucioni është bërë me urdhër nga Presidenti i Turqisë.

Ai tha se Edi Rama është “vasal” i Recep Tayyip Erdo?an dhe se zbaton urdhrat e tij në Shqipëri.

Berisha tha se Erdogan “e konsideron Shqipërinë një provincë të Turqisë”, ndërsa shtoi se “ka ndërtuar një xhami dhe mendon se mund të sundojë” vendin tonë.

“Dikush mund të pyesë se pse ky po merret tani me presidentin e Turqisë. Jo, merrem dhe do të merrem sepse dua që këta fëmijë të jenë zotër të vendit të tyre dhe vendimet për ta të mos i marrë Turqia, askërkush, ti marrin shqiptarët. Sigurisht kjo është rruga.

Nuk është rruga të trajtohesh sikur je një provincë e Ankarasë, apo Anadollit dhe të të mbyllin kopshtin. Marrëdhëniet në rangun personal Erdogan-Rama janë jashtëzakonisht problematike, ai punon për pushtetin e Edi Ramës, por shkel të gjitha rregullat, sepse Edi Rama pranon që vendi të trajtohet si një vend vasal i Ankarasë, por kështu nuk ndërtohet partneriteti, miqësia. Çdo vend ka interesat e tij ndaj një vendi tjetër, por janë brenda të gjitha akteve.

Por çfarë marrëveshje ka mes Shqipërisë dhe Turqisë që të mbyllen kopshtet e fëmijëve, shkollat. Nga më të shkëlqyerat. Kolegji ‘Mehmet Akif’ i ka nxënësit në universitet me të mira të botës. Ekselenca, i ka pedagogë në universitetet më të graduara në SHBA dhe ky merr i ve drynin. Pse, sepse ai tjetri atje e konsideron Shqipërinë si një provincë të Turqisë.

Unë jam shumë i revoltuar dhe ju garantoj se do të jem një zë i fuqishëm në mbrojtje tuaj. E gjithë Shqipëria është me ju.

Kjo që ka ndodhur është në shkeljen më flagrante të të drejtave të fëmijëve, të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut që ne jemi firmëtarë. Do të shikohet mundësia e padisë së tij, në të gjitha gjykatat.

Kur arrin merr një vendim për mbylljen e kopshtit prisni çfarë do ndodhë me komunitetin mysliman. E konsideron Shqipërinë një provincë të Turqisë. Ka ndërtuar një xhami dhe mendon se mund të sundojë Shqipërinë, jo more zotëri, atë xhami do ia paguajmë një për një dhe nuk mund të sundohet Shqipëria, meqë e shtron në këtë mënyrë… se është një situatë komplekse kjo. Ky është njeri pa moral që pranon nënshtrime të tilla. Kjo me fëmijët tuaj është shfaqje shëmtuar po nuk është e vetmja, për lidhje jashtëzakonisht të dyshimta me presidentin e Turqisë, ky nënshtrohet.

Duke investuar në mënyrë të verbër tek një skllav i tij në Tiranë, nuk është kjo në interesin prespektiv të marrëdhënieve të dy vendëse, por e kundërta, interesat turke nuk mund të respektohen në këtë vend”, tha Berisha.

You may also like