Mbyllet pjesa e parë, Besiktas dominon dhe shënon dy gola

by admin
Spread the love

Tirana sfidon turqit e Besiktasit në Stamboll, në turin e dytë eliminator të Conference League. Ndonëse vendasit janë dukshëm favoritë për të avancuar më tej, djemtë e Orges Shehit janë gati të bëjnë maksimumin për të qenë surpriza e këtij turi eliminator.

Tekniku bardheblu ka ndarë mendjen për formacionin, duke i qëndruar besnik skemës 4-3-3 dhe 11-shes së titullarëve që i dhanë kualifikimin ndaj gjeorgjianëve të Dinamo Batumit.

Besiktas – Tirana  2-0   (Bulut 21′, Muleka 42′)

 

42′ – Muleka shënon edhe golin e dytë për Besiktasin, që shfaqet dukshëm superior ndaj bardhebluve në pjesën e parë…

21′ – Bulut ndëshkon Tiranën. Pas një harkimi nga krahu, futbollisti turk koordinohet saktë dhe mposht Selmanin, duke i dhënë avantazhin Besiktasit...

6′ – Muleka arrin para Selmanit te topi dhe gjuan, por nuk gjen dot kuadratin

3′ – Muleka provon me një gjuajtje me kokë, por nuk gjen kuadratin e Selmanit


Top Channel

You may also like