Mbyllet me tensione Samiti dy ditor i BE-së, Çfarë ndryshoi në draftin mbi energjinë?

by admin
Spread the love

Ka përfunduar maratona e Samitit dy-ditor në Bruksel me liderët e BE-së, ku u hartua një dokument i përbashkët për situatën e luftës në Ukrainë.

Mosmarrëveshjet midis vendeve anëtare për sanksionet e energjisë kundër Rusisë vazhduan edhe ditën e dytë të Samitit, ku pati edhe ‘tesione’ nga fakti se draft-konkluzionet që u bënë të njohura të enjten ndryshuan, pasi sot doli një version i ri i tekstit, i cili nuk kënaqi shumë vende të BE-së. Në këtë version u tentua të kalonte të gjitha modifikimet dhe ndërhyrjet individuale që janë bërë në lidhje me krizën energjetike.

Samiti u kthye në një thriller dhe tensionet brenda sallës arritën kulmin. Vlen të përmendet se kryeministri spanjoll Pedro Sanchez u largua nga dhoma i nervozuar gjatë konsultimeve.

Qeveria spanjolle ka bërë thirrje për një ndërhyrje të përkohshme në treg dhe një kufi mbi çmimet e energjisë, gjë që është kundërshtuar nga shumë vende evropiane, si Gjermania dhe Holanda, të cilat kanë paralajmëruar se kufizimet në çmimet e gazit me shumicë dhe kompensimi i kompanive të energjisë elektrike për diferenca do të çonte në një shtrembërim të tregut evropian të energjisë elektrike.

Kancelari gjerman Olaf Solz, së bashku me kryeministrin holandez Mark Rutte, nuk u pajtuan me qëndrimet e kryeministrit spanjoll Sanchez dhe homologut portugez Costa, të cilët këmbëngulën në atë që ishte rënë dakord që nga e enjtja.

Sipas raporteve, teksti i Samitit u lejon vendeve të njoftojnë Komisionin nëse duan të marrin masa që do të bien në kundërshtim me rregullat aktuale të BE-së në tregun e energjisë elektrike.

Këto masa duhet të jenë të përkohshme dhe të mos dëmtojnë tregun e brendshëm të BE-së , domethënë të krijojnë konkurrencë të pandershme ndërmjet prodhuesve në vende të ndryshme.

You may also like