Mbyllen të gjitha ndeshjet e Evropës – këto janë skuadrat që kaluan tutje

by admin
Spread the love

Kanë përfunduar ndeshjet e tjera të zhvilluara nga ora 21:00 në kuadër të Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës.

Dueli më interesant në kuadër të Ligës së Evropës ishte ai mes Lazios dhe Galatasarayt, duel që përfundoi me rezultat të barabartë pa gola.

Barazimi nënkupton që Galatasaray është fituese e grupit me 12 pikë të mbledhura, me skuadrën e Lazios që përfundon e dyta me nëntë pikë të mbledhura.

Në duelin tjetër të grupit H, West Hami është mposhtur nga Dinamo Zagrebi, sidoqoftë ‘çekanët’ kishin siguruar më herët pozitën e parë.

Rezultatet e plota të ndeshjeve të luajtura të Ligës së Evropës nga ora 21:00.

Në Ligën e Konferencës, Vittese ka arritur që të mposhtë Muran në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, duke ia rrezikuar Tottenhamit pozitën e dytë, me londinezët që tani iu duhet patjetër fitorja ndaj Rennes për të kaluar tutje.

Kujtojmë që ndeshjes mes Spurs dhe Rennes është shtyer pas një numri të lartë të lojtarëve të Spurs që kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Rezultatet e plota të ndeshjeve të luajtura të Ligës së Konferencës nga ora 21:00.

You may also like