Mbyllen pjesët e para, Milani po mposhtet në SanSiro – baras në Madrid

by admin
Spread the love

Kanë përfunduar pjesët e parë të dy ndeshjeve që janë duke u zvilluar në kuadër të Ligës së Kampionëve. Milan është nikoqir i Portos, ndërsa Real Madrid i skuadrës ukrainase Shakhtar Donteskt, shkruan Insporti.com.

Në qytetin e Milanit, në stadiumin “San Siro” rezultati i pjesës së parë është 0:1 në të mirë të mysafirëve nga Portugalia. Golin për skuadrën e Portos e shënoi sulmuesi Luis Diaz në minutën e gjashtë.

Futbollistët e trajnerit italian, Stefano Pioli nuk arritën të barazojnë rezultatin duke e mbyllur pjesën e parë në disavantazh.

Ndeshja është e vlefshme për grupin B.

Ndërsa, në ndeshjen që po zhvillohet në kryeqytetin spanjoll rezultati është baras 1:1.

Për “Los Blancos” realizoi kapiteni francez, Karim Benzema në minutën e 14-të. Ky gol ishte i 1000-të në Ligën e Kampionëve për Real Madridin.

Megjithatë, futbollistët e trajnerit De Zerbi nuk u dorëzuan dhe arritën të gjejnë golin e barazimit.

Sulmuesi brazilian Fernando shfrytëzoi për mrekulli një huti në mbrojtjen e spanjollëve duke shënuar në minutën e 39-të.

Kjo ndeshje është e vlefshme për grupin D. /Insporti.com/

You may also like