Mbyllen pjesët e para, Drita dhe Drenica po shkëlqejnë

by admin
Spread the love

Janë mbyllur pjesët e parë të dy ndeshjeve që po zhvillohen të Superligës së Kosovës. Ulpiana – Drita dhe Drenica – Feronikeli, janë dy ndeshjet e sotme që po zhvillohen. Drita dhe Drenica kanë shkuar në pushim të pjesëve në epërsi në ndeshjet e tyre, raporton Insporti.com.

Drenica që nga minuta e parë në stadiumin “BajramAliu” ishte më e mirë se sa rivali lokal i tyre, Feronikeli.

Golat për skuadrën e Tahir Lushtakut i shënuan Kreshnik Uka, Denisson dhe Baton Zabërxha duke e mbyllur pjesën e parë me rezultat 3:0.

Ndërsa, në ndeshjen tjetër në Lipjan që po zhvillohet ndërmjet Ulpianës dhe Dritës, pjesa e parë është mbyllur me epërsinë e skuadrës gjilanase.

Golin për ish-kampionin e ka shënuar sulmuesi maqedonas Marko Simonovski në minutën e 27-të, për 0:1.

Me këtë rezultat është mbyllur pjesa e parë në stadiumin “Sami Kelmendi”. /Insporti.com/

You may also like