Mbrojtja e fëmijëve – kërkohet të zbatohet ligji, çdo komunë të themelojë ekip të veçantë

by admin
Spread the love

Komisioni për Drejtat e Njeriut,
Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës
dhe Peticione ka diskutuar lidhur me procesin e nxjerrjes së akteve nënligjore,
bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës me, Habit Hajredini – drejtori i Zyrës
për Qeverisje të Mirë dhe Ahmet Kryeziu – Drejtor i Save the Children për
Kosovë, raporton Shqip.

Drejtori i Zyrës për Qeverisje të
Mirë, Habit Hajredini tha se lidhur me zbatimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve
angazhimi i institucioneve ka qenë i madh.

Tutje, Hajredini tha se çdo duhet komunë
të themelojë ekipin për të drejtat e fëmijëve.

“Ka pasur koordinim institucional.
Janë miratuar 5 udhëzime administrative. Dy akte nënligjore janë miratuar me 26
gusht të këtij viti me udhëzimin për autoritet për të drejtat e fëmijëve. Është
miratuar edhe udhëzimi për mbrojtjen e fëmijëve. Ato që janë në proces kemi 6
akte nënligjore që të gjitha janë përfunduar dhe kane marrë linjën buxhetore.
Kemi një ligj për ndalimin e pjesëmarrjes në klube të natës. Presim të marrin
kosto financiare dhe të miratohen në Qeveri. Është me rëndësi që të miratohet që
të gjitha në Qeveri”.

“Ministria e Financave ka siguruar
buxhet për vitin 2023 në 5 komuna të Kosovës. Kemi bërë një lloj drafti se si
do të funksionojë kjo dhe në prill të vitit tjetër të miratohet në Qeveri. Qëllimi
është me instaluar dhe me pa qysh funksionon ngritja e edukimit të fëmijëve është
prioritet i Qeverisë. Është diskutuar mu harmonizuar këto akte nënligjore. Institucionet
janë të obliguara në zbatim të ligjit”. 

Drejtori i Save the Children,
Ahmet Kryeziu, tha se mbetet edhe shumë për t’u bërë në hartimin e akteve nënligjore.

“Ne si Save the Children kemi qenë
të angazhuar ne finalizimin e këtyre akteve nënligjore dhe zbatimin për Ligjin
për mbrojtjen e fëmijëve sepse ky ligj ngërthen ndryshime të mëdha në
legjislaturën e Kosovës”.

“Mbetet edhe shumë për t’u bërë
dhe kemi përkrah këto akte nënligjore. Duhet të jemi real në planifikim sepse
kemi edhe 3 muaj”.

Deputetja e PDK, Eliza Hoxha, kërkoi
të di më shumë sa i përket planit njëvjeçar të punës, raporton EO.

“Procesi duhet te vazhdojnë. Për
neve është me rëndësi si janë nga brenda proceset. Sa herë flasim për idenë e
mbrojtjes së fëmijës në shumë raste aspekti hapësinor shkoqitet. Ideja e
formimit të ekipeve më bëri përshtypje që mund të zgjerohet”.

“Ne flasim edhe për aspektin e
edukimit ku ai mund të mbrohet. Çka është përgjegjësi për panin e punës një vjeçar”.

You may also like