Mbreti i fundit grek pa funeral shtetëror: Iu hoq nënshtetësia, por Kostandini II mori 13 milion euro dëmshpërblim

by admin
Spread the love

Qeveria greke ka njoftuar se nuk do të ketë nderime shtetërore në funeralin e mbretit të fundit grek, Konstandinit II, i cili vdiq dje në moshën 82-vjeçare.

Kryeministri i Greqisë, Kiryakos Mitsotakis, u konsultua me ministrat në qeveri dhe mori vendimin që ish-mbretit t’i bëhet funerali civil dhe jo shtetëror.

Në njoftim thuhet se Kostandini II do të varroset në Tatoa, ish-pallati mbretëror, ku janë varrosur anëtarët e ish-familjes mbretërore dhe se në varrim qeverinë do ta përfaqësojë ministrja e Kulturës dhe Sportit, Lina Mendoni.

Mënyra e organizimit të varrimit të Konstandinit II ka shkaktuar debat në Greqi, ku familja e tij ka kërkuar një varrim shtetëror, duke qenë se bëhet fjalë për një ish-kryetar shteti.

Kompensimi shumëmilionësh

Kundërshtarët e kësaj ideje, nga ana tjetër, pretenduan se titulli i mbretit iu hoq në referendumet e 1973 dhe 1974 dhe se më pas iu hoq shtetësia greke dhe se një funeral shtetëror nuk do të ishte i përshtatshëm.

Konstandini II është mbreti i fundit grek që e mbajti atë titull nga viti 1964 deri në 1973, kur monarkia u shfuqizua me referendum. Që prej juntës ushtarake të 1967-ës ka qenë në internim në Itali dhe Britani të Madhe dhe në vitin 1994 i është hequr shtetësia greke. Vitet e fundit të jetës i kaloi në Greqinë e lindjes.

Në vitin 2003, shteti grek i pagoi më shumë se 13 milionë euro dëmshpërblim ish-mbretit Kostandini II bazuar në padinë e tij për shtetëzimin e pronave mbretërore.

You may also like