Mbretëria e Bashkuar vendos më shumë sanksione për bizneset dhe individët rusë

by admin
Spread the love

206 individë dhe biznese të tjera ruse janë shtuar në listën e sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, sipas një deklaratë  të ministrisë së jashtme, shkruan skynews-i.

Pjesë e sanksioneve britanike është Viktor Medvedchuku, i cili është kapur nga forcat ukrainase, si dhe manjati rus i naftës dhe kreu i LUKOIL, Vagit Alekperovi.

Në një deklaratë ditën e djeshme, kryeministri britanik ,Boris Johnson, tha se qeveria e tij ka sanksionuar mbi 1,000 individë rusë dhe entitete dhe sipas tij, këto janë sanksionet më të ashpra të Mbretërisë së Bashkuar.

“Mesazhi për Putinin është: Ukraina nuk është vetëm. Ne do të qëndrojmë pranë banorëve të Kievit, Mariupolit, Lvivit dhe Donjeckut”, tha ai.

Rruga Press

You may also like