Mbretëria e Bashkuar me dorë “të hekurt”, sanksione ndaj 370 rusëve të tjerë

by admin
Spread the love

Mbretëria e Bashkuar do të vendosë sanksione ndaj 370 individëve të tjerë rusë, duke përfshirë më shumë se 50 oligarkë dhe familjet e tyre me një vlerë neto të kombinuar prej 100 miliardë paund, në grupin e fundit të masave kundër regjimit të Vladimir Putin.

Më shumë se 1,000 individë dhe subjekte janë vënë në shënjestër të sanksioneve që nga pushtimi i Ukrainës , me masa të reja të shpallura kundër zëdhënësve kryesorë të Kremlinit dhe aleatëve politikë të Putinit. Sanskionet përfshinë edhe ministrin e mbrojtjes, Sergei Shoigu, i konsideruar si një anëtar i rrethit elitar të tij të brendshëm të këshilltarëve.

Figura të tjera kryesore politike të vendosura nën sanksione përfshijnë kryeministrin Mikhail Mishustin dhe ish-presidentin Dmitry Medvedev, si dhe sekretarin e shtypit të Putinit, Dmitry Peskov dhe zëdhënësen e punëve të jashtme, Maria Zakharova.

Oligarkët tani që i nënshtrohen sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar përfshijnë Mikhail Fridman, i cili bashkëthemeloi konglomeratin rus Alfa-Group me German Khan, gjithashtu tani subjekt i sanksioneve si dhe aleati i ngushtë i Putinit Petr Aven, i cili më parë ishte kreu i bankës më të madhe tregtare të Rusisë. Anëtarët e familjes gjithashtu do t’i nënshtrohen sanksioneve.

Rruga Press

You may also like