Mbretëresha Elisabeth anulon udhëtimin zyrtar me urdhër të mjekëve

by admin
Spread the love

Mbretëresha Elisabeth nuk bën shpesh gjëra kundër dëshirës së saj, por për herë të parë iu desh të dëgjonte doktorët. Buckingham Palace ka njoftuar sot se Mbretëresha nuk do marrë pjesë në takimin në Irlandën Veriore, i parashikuar si i radhës me protokoll zyrtar.

“Sovrania ka pranuar këshillën e mjekëve për të pushuar disa ditë. Madhëria e saj është në humor të mirë dhe e zhgënjyer që nuk do jetë pjesë e takimeve”, thuhej në njoftimin zyrtar të pallatit.

Detaje të tjera mbi gjendjen e saj nuk janë dhënë, ndaj mbetet e paqartë nëse Mbretëresha ka një problem shëndetësor apo thjesht po merr masa parandaluese për të ardhmen./revistawho.com

You may also like