‘Mbretëresha e Kanadasë’ alarmon autoritetet me ngritjen e shpejtë mes grupeve anti-stabiliment (fotot)

by admin
Spread the love

Romana Didulo ka vetëshpallur sovranitetin e saj ndaj Kanadasë dhe po merr famë në rrjet teksa besimi ka humbur në institucionet civile të vendit, shkruan rrjeti britanik The Guardian.

Ajo udhëton nëpër Kanada e veshur me flamur kombëtar dhe bashkë me rrethin e saj përshëndet mbështetësit në qyteza të vogla, ku bën thirrje për dhunë ndaj punonjësve të shëndetësisë dhe politikanëve që mbështesin fushatat masive të vaksinimit.

Për më shumë se 100,000 mbështetësit e saj online, ajo është e sapo-shpallura ‘Mbretëresha e Kanadasë’, por për policinë dhe autoritetet e sigurisë përfaqëson kërcënimin e teorive të konspiracionit dhe dëmin që ato mund të shkaktojnë.

Didulo, drejtuesve e një dege të lëvizjes amerikane anti-stabiliment Q-Anon, ka qenë në faqet e para të gazetave prej nxitjeve ndaj ‘dishepujve’ të saj për të bërë “arrestime qytetare” të policëve në Peterborough, qyteti i Ontario rreth 300 km në jugperëndim të Ottawa.

Didulo ka emigruar në Kanada nga Filipine kur ishte 15 vjeçe, siç thuhet në faqen e saj të internetit.

Pas disa tentativash në biznes ajo krijoi një parti politike nacionaliste në 2021, të quajtur ‘Canada1st’, ku premtonte të ndalonte “skllavërimin e Kanadezëve” nga qeveria dhe nxjerrjen e vendit nga aleancat ndërkombëtare.

Sipas raportimeve, prej majit fjalimet e saj janë përshtatur gjithnjë e më shumë me linjën e grupit ‘konspirativ’ amerikan Q-Anon, shkruan The Guardian.

Në llogarinë e saj në rrjetin Telegram, mes të tjerash thuhet se mbretëresha e Britanisë Elizabet II, është ekzekutuar vitin e kaluar dhe se “ushtria e SHBA së bashku me ushtritë aleate dhe qeveritë e tyre, e kanë caktuar si sovrane të Kanadasë”, sipas The Guardian.

Mes ideve të saj janë këndvështrime rebele të grupeve si  “qytetarët sovranë” , sipas të cilëve politikanët e lartë në SHBA janë pjesë e një kabale të trafikut dhe abuzimit të fëmijëve, si dhe të teorisë se alienët kanë ardhur dhe komandojnë në tokë prej 300,000 vjetësh.

“Lëvizja e kamionistëve kanadezë kundër vaksinimit në shkurt dhe mesazhi kristian, e bëjnë ate një figurë karizmatike fetare”, tha Carmen Celestini, studiuese e grupit ‘Disinformation Project’ në universitetin kanadez Simon Fraser, e cila ka ndjekur nga afer ngritjen e Didulo.

“Një lider artikulon problemin dhe jep zgjidhje, edhe nëse problemi nuk ekziston në të vërtetë, por ajo po grumbullon njerëz të revoltuar e që nuk kanë besim në institucionet e vendit të tyre”, shton Celestini.

Gjatë pandemisë së koronavirusit, Didulo nxiste ndjekësit e saj të padisnin në gjykata bizneset dhe spitalet në zonat e tyre për kufizimet dhe refuzimin e të pavaksinuarve.

Në nëntor Didulo postoi në rrjetin Telegram një urdhër për ‘Ushtrinë e Mbretërisë së Kanadasë’ qe “të vrasin me armë këdo që vaksinon fëmijë nën 19 vjeç” si dhe të shkatërrojnë injeksionet apo “armët biologjikë” për të ndaluar fushatën.

Ajo pretendonte se do të mbahen gjyqe ushtarake ku pretendonte se dënimi ishte “jo një, por dy plumba në ballë për çdo fëmijë të lënduar nga injeksionet e vaksinës eksperimentale”, shkruan The Guardian.

Didulo u ndalua për pak kohë nga policia kanadeze por pas një vlerësimi psikiatriku lirua.

Më pas ajo ka zbutur disi tonet e prezencës së saj në rrjetet online.

“Ajo është shumë dinake, e di se me çfarë mund t’ia hedhë e me çfarë jo,” tha Kurt Phillips i grupit Anti-Hate Network për ‘monitorimin e standardeve të urrejtjes’.

Ai shtonte se në një incident në gusht, mbështetësit e saj kishin tentuar të kryenin një “arrestim qytetar”, të cilëve iu bashkua për pak edhe vetë Didulo.

Duke folur me megafon ajo nxiste turmën që nisi të përleshej me policinë, dhe disa vetë u arrestuan.

Celestini thotë se fama e keqe e Didulo po del edhe jashtë Kanadasë: “Nuk duhet të qeshim me këtë sepse vlerëson opinionin e tyre. Ne duhet të gjejmë përgjigje si të trajtojmë dezinformimin dhe sensin e drejtësisë, që vjen nga poshtë teorive të konspiracionit”. / TheGuardian/