Mbetjet mortore që u gjenden në Prizren dërgohen për ekzaminim

by admin
Spread the love

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se janë gjetur eshtra që dyshohen se i përkasin viktimave të luftës së fundit në Kosovë.

Mbetjet mortore, sipas këtij komisioni, u gjeten në hapësirën e varrezave të Prizrenit, përkatësisht në lagjen “Tusuz”.

“Rasti është trajtuar me prioritet dhe eshtrat e gjetura janë zhvarrosur nga ekspertët mjekoligjor në prezencë të hetuesve të Sektorit të Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminimet e mëtejmë”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, në njoftim bëhet e ditur se pas ekzaminimeve të nevojshme mjekoligjore do të ketë hollësi në lidhje me rastin, duke përfshirë edhe konfirmimin nëse mbetjet i përkasin viktimave të luftës së fundit në vend.

You may also like