mbetje njerëzore në malet ku u zhduk – Shqip

by admin
Spread the love

Mbetjet njerëzore janë gjetur nga alpinistët në zonën malore në Kaliforninë Jugore, ku aktori i famshëm britanik Julian Sands u zhduk rreth pesë muaj më parë.

Trupi u gjet të shtunën në mëngjes pranë malit Baldy dhe u dërgua në zyrën e ekzaminuesit mjekësor për ekzaminim, sipas një deklarate të lëshuar nga Zyra e Sherifit të Qarkut San Bernardino. Çdo informacion për identifikimin e mundshëm të trupit pritet të publikohet javën e ardhshme.

Sands, 65 vjeç, një aventurier entuziast dhe alpinist, u zhduk më 13 janar ndërsa po ecte pranë malit Baldy, në lindje të Los Angeles-it. Në këtë zonë të veçantë, gjatë dimrit kishin ndodhur disa stuhi të forta bore.

Të premten e kaluar, familja e Sands dha deklaratën e parë që nga zhdukja e aktorit. “Juliani mbetet përgjithmonë në zemrat tona me kujtime të ndritshme, nga ky baba i mrekullueshëm , bashkëshort, eksplorues, dashnor i natyrës dhe i arteve dhe një artist i vërtetë”, thuhet në deklaratë.

Sands është i martuar me shkrimtaren Evgenia Sitkovich dhe ka tre fëmijë. Në një intervistë të vitit 2018 me The Guardian, aktori foli për dashurinë e tij për alpinizëm, ecje dhe rëndësinë e të qenit aktiv duke kërkuar aventura.

Në një intervistë tjetër në vitin 2020 ai tha se ndihet më i lumtur se kurrë kur ndodhet në një majë mali dhe foli për një situatë të rrezikshme në të cilën kishte qenë disa vite më parë në Ande, kur ai dhe tre alpinistë të tjerë u përballën me një stuhi të tmerrshme dëbore. “Gjërat ishin shumë të këqija. Humbën jetën disa të tjerë të afërt me ne. Ndërsa ne ishim me fat”. /tesheshi.com/

You may also like