Mbappe te Reali? Udhëtimi i Al Khelaifi në Madrid konfirmon gjithçka  

by admin
Spread the love

E ardhmja e Kylian Mbappe nuk ka shumë dyshime. Ylli i PSG do të transferohet në Madrid që të bëhet “Galaktiku” më i ri i “Los Blancos”. Edhe pse nuk ka dhënë një konfirmim personal, vetë Mbappe ka thënë se vendimi i tij do të merret vesh shumë shpejtë dhe sipas të gjitha gjasave do të jetë Real Madrid.

Ndërkohë që edhe zyrtarizimi pritet të vijë ndoshta përpara finales së Champions League. Sipas El Chiringuito për të vulosur këtë transferim, presidenti i PSG Nasser Al Khelaifi ka fluturuar në Madrid për t’u takuar me numrin 1 të Realit, Florentino Perez.

Në këtë takim mendohet se do të diskutohet gjithçka për sa i përket transferimit të Mbappe në Madrid, pavarësisht faktit se ylli francez do të transferohet me parametër zero. Tashmë gjithçka duket e kryer dhe gjëja e vetëm që mundon është zyrtarizimi. /oversport.tv

Foto: Paris Saint-Germain, Twitter

You may also like