Mbappe shtang Real Madridin, gati të rinovojë kontratën me PSG

by admin
Spread the love

Transferimi i tij te Real Madrid konsiderohej si i sigurt, por duket se Kylian Mbappe i ka lënë thatë “Los Blancos. Sipas asaj që raporton RMC Sport, ylli i PSG do të vazhdojë ende karrierën e tij në Paris.

Kontrata aktuale e Mbappe skadon në fundin e këtij sezoni dhe mendohej se Reali do ta transferonte atë me parametër zero. Megjithatë, drejtuesit nga Parisi duket se e kanë bindur sulmuesin francez që të qëndrojë edhe për disa vite.

Madje, gjithmonë sipas të njëjtit burim firma në kontratën e re pritet të vijë në muajin maj. Në atë periudhë do të vijë edhe zyrtarizimi i marrëveshjes duke përfunduar telenovelën e të ardhmes së francezit. Sakaq, në rast se kjo gjë ndodh, te Reali mund të transferohet Erling Haaland. /oversport.tv

Foto: Paris Saint-Germain, Twitter

You may also like