Mbappe reagon për vrasjen e 17-vjeçarit nga policia në Francë: Është e papranueshme…

by admin
Spread the love

Protesta dhe trazira kanë shpërthyer në Parisit, pasi policia qëlloi për vdekje një 17-vjeçar, i cili, siç u tha, nuk ndaloi kur u urdhërua nga policia rrugore.

Një video që qarkullon në rrjetet sociale, tregon një oficer policie që i drejton armën shoferit të një makine, përpara se të dëgjohet një e shtënë. Makina më pas përplaset.

Adoleshenti, i identifikuar si Nael M., vdiq si pasojë e plagëve të plumbave në gjoks, pavarësisht ndihmës së urgjencës.

Oficeri që dyshohet se qëlloi, u arrestua nën akuzën për vrasje.

Për vrasjen e të riut ka reaguar dhe superylli i Paris Saint-Germain dhe Kombëtares së Francës, Kylian Mbappe, i cili shprehu keqardhjen e tij për vrasjen e 17-vjeçarit dhe se kjo ngjarje është e papranueshme.

“Ndihem keq për Francën time. Situatë e papranueshme. Ngushëllimet e mia shkojnë tek familja dhe të dashurit e Naelit, ky engjëll i vogël që u largua shumë shpejt”, ka shkruar Mbappe.

Nael M. është personi i dytë që vritet këtë vit në Francë nga të shtënat e policisë në trafik. Vitin e kaluar, 13 persona u vranë në këtë mënyrë.


Top Channel

You may also like