Mbappe ia dhuroi fitoren PSG-së, flet rreth transferimit të tij në Real Madrid

by admin
Spread the love

PSG ka mposhtur Real Madridin me rezultat 1-0 në ndeshjen e parë të eliminimi direkt në Ligën e Kampionëve.

Goli që i dha fitoren parisienëve u shënua nga Mbappe në minutën e fundit të kohës shtesë.

21-vjeçari ka kontratë me Parisin deri në vitin 2022 dhe klubi francez po bën të pamundurën për të rinovuar me të, por sipas raportimeve, talenti e ka refuzua vazhdimisht një rinovim kontrate. Ne qofte se Mbape nuk rinovon atëherë ai do i bashkohet madrilenëve në verë për afro 100 milionë euro.

Por, për këtë çështje, pas ndeshjes sulmuesi francez, Mbappe u shpreh qartë e shkurt: “Flasim për PSG-në dhe Realin, dy klube të mëdha, por unë jam lojtar i PSG-së – jam gjithmonë shumë i lumtur” – tha Mbappe.

“Kjo ndeshje që ka ndikim tek e ardhmja jote? Jo, nuk kam vendosur. Jap më të mirën dhe pastaj të shohim çfarë do ndodh në sezonin tjetër”, deklaroi ai për “Moviestar”

“Kam thënë që do jap më të mirën dhe më u deshtë ta dëshmoi këtë. E bëra herën e parë, tani duhet ta tregojë këtë edhe në Bernabeu”.

Kujtojmë që në garë për sulmuesin francez është dhe Liverpool, të cilët janë të gatshëm të ofrojnë shumën që Reali ofron.

/Insporti.com

You may also like