Mbajti një meshë kundër luftës në Ukrainë, arrestohet prifti rus

by admin
Spread the love

Grupe për të drejtat e njeriut njoftojnë se autoritetet ruse kanë arrestuar një prift i cili mbajti një meshë kundër luftës në Ukrainë.

Sipas mediave ndërkombëtare, ati Ioann Burdin u arrestua menjëherë pas meshës që mbajti në një kongregacioni të vogël në fshatin e Karabanovos.

Ai raportohet të ketë folur kundër luftës para besimtarëve dhe iu ka nxjerrë atyre foto të shkatërrimit në Ukrainë.

Burdin tashmë ndodhet në paraburgim nën akuzën e diskreditimit të forcave të armatosura, një vepër penale që u vendos nga Duma javën e fundit.

Që nga nisja e luftës, autoritetet ruse kanë shtypur me dhunë çdo protestë kundër saj, ku deri në këto momente raportohet për më shumë se 13 mijë persona të armatosur.

You may also like