Mayoral “thumbon” Mourinhon: Meritoja të luaja më shumë te Roma

by admin
Spread the love

Pasi u transferua nga Roma në huazim te Getafe, Borja Mayoral nuk humbet kohë për të kritikuar zgjedhjet e Mourinhos. Gjatë një intervistë për Radio Marca, sulmuesi spanjoll tregoi se është i zemëruar nga “The Special One” pasi ai meritonte më shumë minuta.

“Më pëlqeu menjëherë ideja për të ardhur në këtë skuadër”, tha sulmuesi për Radio Marca. “Arrita me shumë entuziazëm pas disa muajsh në të cilët nuk luajta. Por më vjen edhe pak inat, sepse mendoj se meritoja më shumë minuta për të luajtur.

Kam shumë energji pas sezonit të bërë vitin e kaluar me fanellën e Romës dhe mendoj se mund të tregoj cilësitë e mia si sulmues. Kombëtarja? Është një synim dhe një ëndërr që do të doja ta realizoja”, tha ndër të tjera Mayoral gjatë intervistës. /oversport.tv

You may also like