Mayoral: Ëndërroj akoma të luaj me Realin, ai tren nuk më ka ikur ende

by admin
Spread the love

Gjatë një interviste për As, ish-lojtari i Romës dhe tani i Getafe, Borja Mayoral foli për ëndrrën e tij për të luajtur për Real Madridin: “Ai tren nuk më ka shpëtuar ende. Kam ende një vit kontratë, kam arritur shumë ëndrra, por kam ende edhe shumë të tjera për të realizuar.

Të luaj për Realin është një prej tyre dhe ende mund të ndodhë, e di që ata më kanë në konsideratë. Ndonjëherë më shqetëson që më huazojnë gjithmonë, por kjo do të thotë edhe se nuk duan të më lënë që të iki”.

Më pas sulmuesi shtoi:  “Mjedisi është thelbësor për t’u fokusuar në ato që duhet të mësosh dhe në përgatitjen ditore. Duhet të jemi gjithmonë të kujdesshëm sepse futbolli nuk ka kujtesë, formula e vetme është puna dhe përulësia.

Kam luajtur me më të mirët, si Cristiano Ronaldo dhe Modric. Është logjike që ka shumë lojtarë të mirë individual te Real Madrid, sepse të gjithë janë shumë të mirë.

Aty luan çdo tre ditë, ka shumë presion dhe gjithçka ndodh shumë shpejt, nuk mund të humbasësh. Te Getafe përjeton gjëra të ndryshme dhe janë gjithashtu shumë interesante. Është një klub shumë familjar”. /oversport.tv

Foto: LaLiga, Facebook

You may also like