Maxi Lopez nuk ndahet nga futbolli, gati të blejë klubin anglez

by admin
Spread the love

Pasi u tërhoq nga futbolli i luajtur në vitin 2021 në moshën 37-vjeçare, Maxi Lopez është gati të nisë një tjetër aventurë. Sërish në botën e futbollit, por këtë herë si pronar i një klubi.

Bëhet fjalë për Birmingham që militon në Championshipin anglez. Sipas asaj që raportohet nga mediat argjentinase, ish-lojtari i Milanit e ka blerë klubin e Birminghamit së bashku me Paul Richardson.

Dyshja do të udhëheqë klubin anglez, ndërsa Maxi Lopez do të bëhet argjentinasi i parë që do të jetë pronari i një klubi anglez. Marrëveshja ndërkohë pritet të mbyllet brenda tre javëve. /oversport.tv

Foto: officialmaxilopez, Instagram

You may also like