Maurizio Sarri më në fund buzëqesh: Lazio ime tani po gjen vazhdimësinë

by admin
Spread the love

Lazio triumfoi ditën e djeshme kundër Cagliari me rezultatin 3-0 në transfertë, ndërkohë që pas ndeshjes ka folur trajneri Maurizio Sarri. Italiani, për Lazio Style Channel, ka deklaruar:

“I kemi dhënë vazhdimësi paraqitjeve të fundit, ndaj një ekip që të fortë që bazohet tek agresiviteti dhe duelet. Skuadra po gjen vazhdimësi, pasi në katër ndeshjet e fundit në transferta ka marrë 10 pikë. Përpjeka për të mos pësuar gol është një shenjë e mirë.

Pas ndeshjeve të Europës kemi treguar një limit në aspektin mendor, duke ulur pikët mesatare të marra. Tani shpresoj që të vazhdojmë me ritmet që kemi pasur para ndeshjeve të kupave të Europës.

Kënaqësia më e madhe është që më pëlqen ta stërvit këtë ekip. Ishte një rrugëtim i gjatë pasi mënyra se si e mendonin futbollin këtu ishte ndryshe. Tani po vijnë rezultatet”. / oversport.tv

Foto: S.S. Lazio, Facebook

You may also like