Matuidi: Jam i befasuar, Juve nuk gjen lehtë një si Dybala! Ka veç një shpjegim

by admin
Spread the love

Paulo Dybala dhe Juventusi do e mbyllin bashkëpunimin në fund të këtij sezoni. Ditën e djeshme u konfirmua që palët nuk do të rinovojnë dhe takimi i bërë ishte formal, pasi për argjentinasin nuk u bë asnjë ofertë.

Dybala nuk është në planet e Juves dhe një koment për këtë lëvizje e ka bërë edhe francezi Blaise Matuidi, i cili ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello” Sport dhe mes të tjerash ka deklaruar:

“Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Dybala. I kam lexuar lajmet, por ende nuk kam pasur mundësi të flas me të. Ai është një njeri dhe lojtar i madh. Jam shumë i befasuar sepse mendoj se Juve nuk do ta ketë të lehtë ta zëvendësojë dhe të gjejë një tjetër të nivelit të tij.

Paulo ka bërë gjëra fantastike vitet e fundit, tifozët e duan dhe nuk do ta harrojnë kurrë. Jam i sigurt që do të gjejë një klub që do t’i krijojë mundësinë të rritet dhe të paraqitet mirë.

I vetmi shpjegim për largimin është që Juventusi ka vendosur të rinovojë ekipin. E di që është e vështirë të pranohet, por në këto situata duhet të dish të kthesh faqen e të shohësh përpara”. / oversport.tv

You may also like