Matjet e opinionit publik: 44.7% e qytetarëve mendojnë se në Hagë po gjykohet krejt UÇK-ja

by admin
Spread the love

Sipas matjeve të fundit të opinionit publik, të bëra nga PIPOS, rreth asaj se nga kush është themeluar Gjykata Speciale, nga 1 mijë e 50 respodentë, 45.3% e tyre thonë se ajo është themeluar nga BE-ja.

22% e të anketuarve, si përgjigje të saktë e kanë dhënë se Gjykata Speciale është gjykatë e themeluar nga Kosova, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa, 20.4% prej tyre thonë se Gjyqi i Hagës është gjykatë e themeluar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, kurse 12.3% janë përgjigjur me “nuk e di/refuzoj”.

Kurse, sa i përket pyetjes “ju lutëm na thoni, sipas jush, kush po gjykohet aktualisht në Hagë”, 44.7% e të anketuarve janë përgjigjur se në Hagë po gjykohet e tërë UÇK-ja.

28.3% e të anketuarve kësaj pyetje i janë përgjigjur se në Hagë po gjykohet historia e Kosovës.

Ndërsa, 19.3% kanë thënë se në Gjykatën Speciale po gjykohen individ të përfshirë në krime lufte.

E, me 4.6% janë përgjigjur me “tjetër” dhe 3.1% me “nuk e di/refuzoj”.

 

 

You may also like