Matic është i Romës, mediat italiane zbulojnë kur do të firmoset kontrata

by admin
Spread the love

Nemanja Matic është gjithnjë e më pranë Romës. Sipas asaj që raporton Tuttomercatoweb, mesfushori serb ka arritur marrëveshjen me Romën, ndërsa zbulojnë edhe ditën se kur do të hidhet firma në kontratë.

Kështu, sipas të njëjtit burim, 33-vjeçari do të firmosë me Romën ditën e nesërme ku pritet të ndodhë edhe takimi mes palëve. Ai do të afrohet me parametër zero pasi kontrata e tij me Manchester United skadoi në fundin e sezonit që lamë pas.

Matic bashkohet me Mourinhon për herë të tretë në karrierën e tij. Më parë ai është aktivizuar te Chelsea dhe Manchester United nën drejtimin e Mourinhos. Matic do të firmosë një kontratë 1-vjeçare me opsion edhe për një tjetër bazuar në performancat e tij. /oversport.tv

Foto: Manchester United, Facebook

You may also like