Mashtroi mërgimtarin duke ia marrë 750 euro, dënohet me 100 ditë burgim me kusht dhe 200 euro gjobë

by admin
Spread the love

I akuzuari P.B., është dënuar me 100 ditë burgim me kusht si dhe 200 euro gjobë, pasi ka pranuar se në korrik të 2020-ës përmes rrjetit social “Facebook” e ka mashtruar të dëmtuarin, N.Sh., i cili gjendej në Milano të Italisë.

Prokuroria e ngarkonte atë se kishte hapur një e-mail të rremë
me emrin e një kushëriri të të dëmtuarit, duke thënë se ndodhet në burg në
Kosovë dhe se i duheshin 800 euro për të dalë nga burgu, me ç’rast nga i
dëmtuari pranon 750 euro.

Aktgjykimi në fjalë është
shpallur më 28 shtator të vitit të kaluar, nga gjykatësi i Gjykatës Themelore
në Gjilan, Behar Yemri, pasi i akuzuari P.B. e ka pranuar fajësinë për veprën
me të cilën ndarkohej.

Ndërkaq, pala e dëmtuar, N.Sh. në këtë rast për realizimin e
kërkesës pasurore-juridike është udhëzuar në kontest civil.

Prokuroria Themelore në Gjilan, më 16 shkurt 2021, ka ngritur
aktakuzë ndaj P.B., me arsyetimin se ai në korrik të 2020-ës në Gjilan, me
qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, përmes rrjetit social
“Facebook” e ka mashtruar të dëmtuarin, N.Sh., i cili gjendej në Milano të
Italisë.

Sipas prokurorisë, në atë mënyrë që i akuzuari e ka hapë një
e-mail të rremë me emrin “L.L.” dhe të dëmtuarit i është paraqitur se kinse
është  kushëriri i tij me emrin Sh. dhe se ndodhet në burg në Kosovë ku i
kishte kërkuar para në shumë  prej 800 euro, kinse për të dalë nga burgu.

Në këtë rast, në aktakuzë thuhet se i dëmtuari i beson të
akuzuarit dhe ia dërgon shumën prej 750 euro, me ç’rast i akuzuari ka marr këto
para në filialin e “Money Gram”.

Me këtë, P.B. akuzohej se ka kryer veprën penale “Mashtrimi”,
nga neni 323, paragrafi 1 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me me gjobë dhe
me burgim prej tre muaj deri në pesë vjet, njofton betimiperdrejtesi.

You may also like