MASH: Nuk do të lejojmë rritje të çmimeve të akomodimit përmes arbitraritetit dhe mosrespektimit të rregulloreve

by admin
Spread the love

Nuk do të lejojmë rritje të çmimeve të akomodimit përmes arbitraritetit dhe mosrespektimit së rregulloreve, njoftoi sot Ministria e Arsimit dhe Shkencës, pasi dje nga Organizata e Rezistencës Studentore njoftuan se pagesat mujore në konviktet e studentëve janë rritur.

MASH thekson se asnjë konvikt studentor nuk mund të ndryshojë individualisht çmimin e akomodimit dhe t’u ngarkojë studentëve të përzgjedhur përmes konkurseve të shpallura publikisht një shumë të ndryshme nga ajo e përcaktuar në Program. Nëse konstatohet shkelje e akteve të vlefshme, Ministria njofton se do të kërkojë përgjegjësi nga drejtorët që kanë bërë shkeljen.

MASH rikujton se në përputhje me Ligjin për standardet studentore, çmimi për akomodimin në konviktet shtetërore të studentëve përcaktohet me Programin për realizimin dhe zhvillimin në veprimtarinë e standardeve studentore, i cili miratohet nga Qeveria. Në të njëjtën kohë, sipas kumtesës, MASH mbulon 50 për qind nga shuma e përgjithshme e çmimit, e cila për vitin 2023 është 6.820 denarë. “Pra, për studentët që paguajnë pjesëmarrje, kostoja është 3410 denarë në muaj. Ndërsa për më së shumti 40 për qind të studentëve Ministria e Arsimit dhe Shkencës mbulon të gjithë shumën, për nxënësit me nevoja të veçanta, fëmijët pa prindër dhe përkujdesje prindërore, fëmijët e familjeve shfrytëzues të ndihmës sociale…

“Në bazë të akteve të vlefshme në fushën e standardeve të studentëve, asnjë konvikt studentor, pra drejtor nuk mund të ndryshojë çmimin individualisht dhe t’u ngarkojë studentëve të përzgjedhur përmes konkurseve të shpallura publikisht një shumë të ndryshme nga ajo e përcaktuar në Program. Nëse konstatohet shkelje e akteve të vlefshme, MASH do të kërkojë përgjegjësi nga drejtorët që kanë kryer shkeljen. Nuk do të lejojmë rritje të çmimeve të akomodimit përmes arbitraritetit dhe mosrespektimit të rregulloreve”, kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Rezistenca studentore dje bëri të ditur se në vitin e ri akademik 2023/24 studentët sërish po ballafaqohen me të njëjtat probleme nga vitet e kaluara, duke thënë se pagesa mujore në konviktet e studentëve është rritur në 3945 denarë, shpenzimet për amortizim në 700 denarë,…

“Për studentët në konvikte është anuluar mëngjesi. Në vend që të rritet shuma e SKR-së, Ministria e Arsimit dhe Shkencës u shkurton mëngjesin dhe ua rrit pagesën mujore për 30 për qind”, kumtoi Rezistenca Studentore, duke njoftuar se protestat janë ndër opsionet si reagim ndaj problemeve studentore. 

MARKETING




You may also like