Masat ekstreme të sigurisë, tifozët vështirësi për të hyrë në “Fadil Vokrri”, ndalohen dy persona

by admin
Spread the love

Masa të forta sigurie për ndeshjen Kosovë – Izrael që nis në orën 20:45 në “Fadil Vokrri”.

Rreth gjysmë orë pata se të nisë ndeshje, impianti i Prishtinës dukej i boshatisur, pasi tifozët e kishin të vështirë aksesin në stadium si në ndeshjet e tjera.

Për shkak të frikës së ndonjë sulmi terrorist, janë shtuar masat në formën më ekstreme, çka ka bërë që tifozët të mbeten jashtë në pritje të kalimit të kordonit të policisë.

Mësohet se një orë para ndeshjes, forcat e policisë kanë arrestuar dy personale pas kontrollove që janë ushtruar gjatë tentativës së tyre për t’u futur në stadium. Nuk ka informacione të detajuara për arsyen e ndalimit të tyre.


Top Channel

You may also like