Masat e reja anti-COVID prekin edhe sportin, këto janë kufizimet e përcaktuara nga qeveria e Kosovës

by admin
Spread the love

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ndër të tjera ka miratuar masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19.

Me masat e reja kufizimi i qarkullimit të qytetarëve do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 05:00.

Po ashtu masat kanë prekur edhe garat sportive që mbahen në Republikën e Kosovës.

Garat do të lejohen, por me masat mbrojtëse të cilat rekomandohen nga Qeveria. Ndërsa sa i përket tifozëve në stadiume dhe palestra, ata nuk do të mund të jenë prezent.

“Numri i pjesëmarrjeve në garë (sportistë, klube, zyrtarë dhe pjesëmarrës të tjerë të nevojshëm për zhvillimin e garës) përcaktohen nga federata sportive duke respektuar masën e distancës dhe masat tjera mbrojtëse. Në aktivitet në hapësira të mbyllura dhe të hapura nuk lejohet prania e shikuesve”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

You may also like