Masakër në Los Angeles pas festimeve të Vitit të Ri Kinez

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një burrë i armatosur ka vrarë 9 persona në Los Angeles (SHBA), pranë një vendi ku sapo kishin përfunduar festimet e Vitit të Ri Kinez.

Ngjarja ndodhi të shtunën, në orën 22:22 me orën lokale, në Monterey Park, ku banojnë rreth 60 000 persona.

Në Monterey Park jeton një nga komunitetet më të mëdha aziatike të Los Angeles.

Për “Los Angeles Times”, një dëshmitare tha se ishte në tualetin e një diskoje kur nisën të shtënat: “Kur dola, pashë dikë me armë në dorë dhe 3 trupa të shtrirë në tokë. Njëri prej tyre ishte pronari i lokalit”.

Ende nuk dihet nëse autori i masakrës është arrestuar dhe arsyet e krimit.

You may also like